Vazhdon të shtohet numri i vetëvrasjeve të lojtarëve ose ish-lojtarëve në Uruguai, diçka që është kthyer në një problem të madh në këtë vend.
Së fundmi është raportuar ndarja nga jeta e ish-lojtarit, Maximiliano Castro. Ky i fundit i ka dhënë fund jetës në moshën 46-vjeçare, duke u bërë rasti i tretë në 15 ditët e fundit nga futbollistë ose ish-futbollistë që kryejnë vetëvrasje.
Rrethanat që e çuan Castron në këtë akt, nuk dihen ende, por në Uruguai shihet si një problem serioz. Gjatë këtij viti, janë regjistruar 4 vetëvrasje të sportistëve në Uruguai, ku Santiago Morro García i dha fund jetës në shkurt, ndërsa të njëjtën gjë bënë pak ditë më parë edhe Emiliano Cabrera me Williams Martinez.



