Goli i anuluar në fund, shpërthen Conte: Ta provojnë të njëjtën gjë në një stadium tjetër

Goli i anuluar në fund, shpërthen Conte: Ta provojnë të njëjtën gjë në një stadium tjetër

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte shpërtheu pas ndeshjes me Sporting Lisbonë, ku skuadra e tij barazoi 1-1. Anglezëve iu anulua një gol në minutat e fundit, shënuar nga Kane, për pozicion jashtë loje, çka ka shkaktuar polemika të mëdha.

Pas ndeshjes, trajneri Conte u shfaq shumë i irrituar, duke thënë se arbitrat duhet të provojnë të anulojnë një gol të tillë në një stadium tjetër dhe të shikojnë çfarë ndodh.

Sipas Contes, goli ishte i rregullt dhe tashmë skuadra e tij rrezikon eliminimin nga Champions League.

Do të doja të shihja nëse në një stadium tjetër të madh, me një tjetër skuadër të madhe, ata janë gati të anulojnë këtë lloj goli. Do të doja ta dija.

Kur nuk shoh ndershmëri zemërohem, goli i 2-1 ishte i rregullt. Tani çfarë ndodh nëse eliminohemi? Të gjithë dolën në fushë dhe arbitri më përjashtoi. Mendoj se ka raste kur duhet të jesh i zgjuar. Një gol i rregullt sapo është anuluar, sepse topi është përpara Kane. Duhet të tregohemi të zgjuar. Ky vendim na shkakton dëme të mëdha dhe shpresoj që klubi ta kuptojë këtë dhe që t'i flasë në mënyrën e duhur kujtdo që duhet t’i flasë.

Përndryshe, vetëm trajneri mbetet të ankohet, vendimi na ka shkaktuar dëme të mëdha. Tani duhet të presim ndeshjen e fundit në Marsejë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Dua të shoh se çfarë do të ndodhë nëse dalim….

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy