
Trajneri i Shqipërisë U1-9, Ervin Bulku, ka publikuar listën e lojtarëve, për ndeshjet kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe.
Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia.
Kombëtarja U-19 do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:
Irlandë – Shqipëri 15.11.2023, ora 14:00
Belgjikë – Shqipëri 18.11.2023, ora 14:00
Shqipëri-Slloveni 21.11.2023. ora 14:00



