
Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar ditën e sotme, çmimet e biletave për sfidën e 27 shtatorit, ku Shqipëria do të përballet me Islandën në stadiumin “Air Albania”, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kjo sfidë vjen 3 ditë pas transfertës me Izraelin, ku Kombëtarja kuqezi e ka detyrim fitoren.
Për sa i përket biletave, ato variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja.
Në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja.
Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja, në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja.
Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja.




