
Rikthimi i Alessandro Flroenzit tek Roma e detyron Paris St Germain për të vijuar me këmbnguljen për një anësor të përshtatshëm . Pas Serge Aurier klasifikohet Achraf Hakimi . Marokeni është nxjerrë prej kohësh në merkato nga Interi dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ mendojnë ta transferojnë në ‘’ Parque De Prince ‘’ në verë . Drejtuesit e ish kampionëve të Ligue 1 e kanë bërë tentativën tashmë dhe sipas As kanë ofruar 30 milionë euro për marokenin duke i bashkangjitur ofertës shërbimet e Leandro Paredes që pëlqehet shumë nga zikaltërit .
Kuq e blutë do të mundohen të bindin italianët por një pjesë e kësaj shume do të shkonte në arkat e Real Madridit të cilët disponojnë të drejtat e kartonit të 22 vjeçarit . Kjo shumë do ta ndihmonte skuadrën nga Milano për të rikuperuar një pjesë të shifrës prej 40 milionë eurove të harxhuar për mbrojtësin në verën e kaluar . Megjithatë Achraf Hakimi nuk preferon të nxitohet dhe ta marrë me qetësi këtë çështje që është shumë e rëndësishme për të ardhmen.
Objektivi parësor i tij është se si do të shkojnë gjërat për Interin dhe më pas të vendosë për vijimin e karrierës .
Problemi kryesor i Interit është situata ekonomike që krijon dyshime për ndërhyrjet e merkatos dhe oferta e kuq e bluve ndoshta do t’ia lehtësojë disi peshën e rëndë të përjetuar në këtë aspekt . Antonio Conte ka besuar shumë tek aftësitë e Achraf Hakimit dhe e ka aktivizuar 45 herë gjatë sezonit të lënë pas ishin Borussia Dortmundit i cili e ka justifikuar me 7 gola dhe 9 asiste.



