Ansi Agolli: Do hyjmë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv

Ansi Agolli: Do hyjmë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka deklaruar se shqipëria nuk I trembet aspak përfaqësueses spanjolle, përkundrazi do të hyjnë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv.

Në konferencën për shtyp ai tha se ky është testi I parë I fortë I kombëtares shqiptare.

“Kemi te bëjmë me një ekip shumë cilësor që ka në përbërje lojtarë që bëjnë dieferencën. Mendoj që është një kundërshtar që ja imponon lojën e tyre cdo skuadre. Por mendoj që s’ka më skuadra të vogla dhe ata bëjnë mirë që mendojnë ashtu.

Këto eliminatore janë një rrugë e gjatë për ne, por ky është testi jonë i parë i fortë. Nuk  kemi frikë, kemi respekt ndaj kësaj skuadre. Ne do të hyjmë në fushë me mendjen për të marrë një rezultat pozitiv, pse jo dhe të fitojmë ndeshjen” tha Agolli.

Më tej ai shtoi se skuadra është e karikuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve.

“Në të tilla ndeshje nuk ke nevojë të moobilizohesh, pasi të tilla skuadra krijojnë një atomosferë tjetër në skuadër. Mendoj se jemi gati për ta përballuar me sukses këtë sfide dhe pse duhet të japim më shumë nga mundësit që kemi për të marrë një rezultat pozitiv.” Përfndoi Agolli

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy