Superiore U-21/ Partizani dhe Vllaznia bëjnë goleada, Dinamo mposht Laçin

Superiore U-21/ Partizani dhe Vllaznia bëjnë goleada, Dinamo mposht Laçin

U luajtën ditën e sotme 5 ndeshjet e javës së dytë në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarë.

Teuta mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Turbinën. Durrsakët u shfaqën dominues gjatë gjithë lojës, duke marrë fitoren në fund, falë golave të Santiago Selmanit dhe Dejvid Kapllanit.

Fitore ka korrur edhe Dinamo që mposhti minimalisht Laçin, falë golit të Kevin Fetishaj.

Ndërkaq Vllaznia shkatërroi me shifrat 4-0 Kukësin, ndërsa Partizani mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Apoloninë. Sfida mes Egnatias dhe Tiranës, u mbyll në barazim pa gola.

Kështu Partizani, Dinamo dhe Vllaznia kryesojnë renditjen pas dy javëve të para, me nga 6 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy