Kukësi e ka mbyllur me barazim sfidën e fundit të fazës së dytë kundër Luftëtarit, duke u shpallur kampionë të dimrit. Verilindorët barazuan me rezultatin 2-2 në një sfidë e cila ishte mjaft emocionuese. Në takimet e tjera Teuta dhe Korabi marrin nga tre pikë, ndërsa Tirana dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë.



