Milani, këmbëngul për Jonathan David

Milani, këmbëngul për Jonathan David

Siç dihet gjatë periudhës së transferimeve një ndër synimet e Stefano Piolit është përforcimi i metrave te fundit.

Italiani shpreson për mbërritjen e një sulmuesi cilësor në ‘’ San Siro ‘’ për ta bërë Milanin më agresiv gjatë sezonit vijues.

Jonathan David është i preferuari i numrit një të stolit, për të cilin drejtuesit e kuqezinjve shpresojnë në reduktimin e vlerës së kartonit nga 60 në 40 milionë euro.

Kontrata me Lillen i përfundon në 30 qershorin e 2025-sës dhe për ‘’ Les Dogues ‘’ kjo verë do të jetë determinante për të mbushur arkat me largimin e golashënuesit.

Për kanadezin edhe Bayern Muncheni ka shfaqur interes në merkatot e fundit, i cili po spikat në sezonin aktual me ish fituesit e Ligue 1, skuadër për të cilën ka kontribuar me 24 gola dhe 6 asiste në 43 sfida.

Objektivi i shtatë herë fituesve të Champions Leagues është dominimi përsëri në Itali dhe kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube por për arritjen e tij është e domosdoshme një merkato cilësore.

Niveli i shkëlqyer i Jonathan David demostron se fundi i sezonit do të jetë një periudhë deçzive për të vendosur të ardhmen, me shumë gjasa tek një ekip elite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy