Brazil, Francë, Angli. Por edhe Barcelona, Chelsea, Inter, Roma apo Atletico Madrid? Asnjë prej tyre! Është fanella e kombëtares së femrave të SHBA, më e shitura për një sezon të vetëm duke llogaritur edhe atë të meshkujve. E konfirmon këtë fakt Mark Parker, drejtor Ekzekutiv i Nike në konferencën e fundit të markës së famshme të veshjeve sportive, të organizuar me investitorë, analistë dhe media në lidhje me rezultatet financiare të kompanisë. “Fanela e kombëtares së femrave të SHBA është tashmë fanela për meshkuj apo femra, më e shitura nga Nike në një sezon të vetëm”.
Fanella më e shitur e të gjitha kohërave është ajo me të cilën femrat e SHBA fituan Kampionatin Botëror që u zhvillua në Francë, duke e fituar atë 4 herë në 8 edicionet e zhvilluara deri tani. Një divizë elegante me të bardhën si ngjyrë dominuese dhe me dy ngjyrat e tjera kuq e blu në fund të mëngëve, të kuqen afër gushës dhe sigurisht logo e famshme e Nike. Por jo vetëm kaq, pasi fanella është realizuar me poliestër të ricikluar 100% dhe përdor një teknologji të veçantë për komfortin dhe freskinë. “Është e vështirë të përcaktosh sa e rëndësishme është evolucioni i lëvizjes së femrave për Nike”, ka vijuar Mark Parker. Rekordi i amerikaneve është i disati motiv krenarie, për futbollin amerikan ashtu si për të gjithë botën e futbollit të femrave.



