
Një dëshirë e vjetër e drejtuesve të Juventusit në lidhje me merkaton vijon të jetë Lucas Vazquez. Spanjolli është aktivizuar në disa pozicione tek Real Madridi , gjithashtu edhe në mbrojtje, i cili e ka bindur Massimilliano Allegrin se duhet të jetë një ndër blerjet e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’. 32 vjeçari ka bërë paraqitje dinjitoze në krahun e djathtë të prapavijës dhe si ekstrem dhe drejtuesit torinezë tanimë janë gati të dërgojnë një ofertë në adresë të ‘’ Galaktikëve ‘’ për shërbimet e tij. Gjithsesi vendimi final i takon protagonistit të historisë , kontrata e të cilit me kryeqytetasit skadon në 2024-tën. Gjithçka do të varet nga performancat e ardhshme të nxënësit të Carlo Ancelottit, i cili shquhet për adaptimin e shpejtë në disa pozicione , fakt që ia rrit ndjeshëm vlerat dhe e shëndërron në një preferencë gjatë periudhës së transferimeve.



