
Pas largimit të Dejan Vukicevic, Laçi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri.
Klubi kurbinas i ka besuar drejtimin e skuadrës, trajnerit të njohur vlonjat, Gentian Mezani. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe menjëherë Mezani ka nisur nga puna.
Për Mezanin është një rikthim të Laçi, pasi e ka drejtuar këtë skuadër edhe në sezonin 2017-2018.
Pas 12 javëve të para, Laçi nuk ndodhet në pozita të mira, teksa mban vendin e shtatë me vetëm 14 pikë të grumbulluara.



