
Pavarësisht se për përfundimin e sezonit duhet ende kohë , drejtuesit e Milanit kanë filluar të parapërgatiten për merkaton e verës, kryefjala e të cilës është transferimi i lojtarëve cilësorë në ‘’ San Siro ‘’ , për tu rikthyer përsëri tek trofetë.
Humbja e terrenit nga kuqezinjtë në Scudetto evidenton se diçka nuk shkon edhe pse në Champions League historia për italianët është ndryshe.
Objektivi i rradhës është Moutcar Diakhaby , i cili nuk ka gjetur hapësira nën drejtimin e Gennaro Gatussos dhe Milani ia ka hapur derën për të filluar një tjetër eksperiencë , tek një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.
Transferimi i 26 vjeçarit në ‘’ Mestalla ‘’ i kushtoi bardhezinjve 15 milionë euro në verën e 2018-tës dhe deri më tani numëron 141 sfida, 6 gola dhe 4 asiste , të shoqëruara nga një performancë aspak bindëse por Milani ende beson tek aftësitë e ishi-t të Lyonit, fakt që mund të përkthehet në një transferim në Milano gjatë verës.



