
Pas fitores minimale në Andorrë, Partizani do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Atletic Escaldes. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 1 gusht, në orën 20:45. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi kryeqytetas, që ka zbuluar edhe stadiumin. Sfida do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Partizani pritet të ketë edhe një numër të lartë tifozësh, për të synuar kalimin në turin e tretë të Conference League.



