Real Madridi nuk e harron Reece James

Real Madridi nuk e harron Reece James

Prej shumë kohësh drejtuesit e Real Madridit janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Reece James vijon të jetë ndër më të preferuarit. 23 vjeçari konsiderohet ndër më të mirët në botë por dëmtimet e shpeshta e vënë paksa në dyshim arritjen e këtij akordi , edhe pse kryeqytetasit janë të vendosur për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në verën e 2024-tës. Por duhet theksuar se kontrata e anglezit me Chelsean skadon në 2026-tën , fakt që e vështirëson largimin nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ , por siç dihet Florentino Perezi nuk është kursyer asnjëherë për skuadrën e zemrës, të cilën ndër vite e ka shëndërruar në një ndër më të suksesshmet në botë. Një tjetër aspekt i cili mund ta pengojë arritjen e objektivit është se në të ardhmen Real Madridi dhe Chelsea mund të përballen në Champions League, i mjaftueshëm për anglezët për refuzuar ‘’ Los Merengues ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy