Real Madridi, nuk dorëzohet për Mbappen

Real Madridi, nuk dorëzohet për Mbappen

Koha kalon shumë shpejt por drejtuesit e Real Madridit vijojnë ti qëndrojnë besnikë prioriteteve për të ardhmen.

Pa dyshim ëndërra e Florentino Perezit është transferimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, ylli i Paris St Germain.

Bosi spanjoll do të provojë përsëri gjatë verës, duke përfituar nga fakti se ishi i Monacos e përfundon kontratën me ‘’ Les Pariziens ‘’.

Rendimenti i 25 vjeçarit vijon ti befasojë ‘’ Galaktikët ‘’, i cili edhe në sezonin aktual po rikonfimon se mbetet një kërcëncim për çdo ekip.

28 gola dhe 6 asiste në 27 sfida e shtojnë dëshirën e kryeqytetasve për ta patur sa më shpejt në gjirin e tyre ish kampionin e botës me ‘’ Trikolorët ‘’, për të vijuar me transferimin e lojtarëve më të mirë në botë, kontributi i të cilëve e ka shëndërruar Real Madridin në një ndër më të suksesshmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy