Dominimi me raste nuk mjafton, Ballkani barazon pa gola ndaj Astanës

Dominimi me raste nuk mjafton, Ballkani barazon pa gola ndaj Astanës

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Kazakistan ndaj Astanës, në ndeshjen e katërt në fazën e grupeve në Conference League.

Ndonëse kampionët e Kosovës, prodhuan raste të shumta për shënim, nuk ia dolën të shënojë të paktën një gol që do u jepte fitoren.

Gripshi kishte dy mundësi të mira shënimi, por njëra gjuajtje u ndal nga portieri vendas, ndërsa tjetra përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Me këtë barazim, Ballkani mban vendin e tretë me 4 pikë, po aq sa edhe Astana e vendit të dytë, ndërsa kryeson Plzen me 9 pikë. Renditja mbyllet nga Dinamo Zgareb me 3 pikë, por këto dy të fundit, do të përballen sonte mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy