Klubi i Kastriotit ka prezantuar ditën e sotme, dy afrimet e para në merkato.
Krutanët kanë njoftuar se kanë firmosur me dy futbollistë dhe bëhet fjalë për Kevin Aliaj dhe Zejsar Arapi. Aliaj luan në rolin e mesfushorit anësor dhe vjen nga Belgjika, aty ku është aktivizuar me ekipet e Union Saint-Gilloise, RËDM dhe Ëhite Stars Bruxelles. Gjithashtu ka qenë dhe pjesë e Bylis dy sezone më parë.
Arapi është një lojtar i dalë nga akademia e Internacional, është sulmues anësor dhe së fundmi është aktivizuar në Gjermani me Fc Nurenberg dhe Kickers Offenbach.
Këto janë dy afrimet e para te Kastrioti, ndërsa pritet të ketë lëvizje të tjera në ditët e ardhshme.



