Bayern i bashkohet luftës për De Jong

Bayern i bashkohet luftës për De Jong

 Mesfushori  Frenkie De Jong nuk e ka filluar me këmbën e mbarë  këtë sezon pavarësisht se  konsiderohet një ndër pilarët kyçë të mesfushës .

Problematikat e ‘’ Los Cules ‘’ kanë filluar të ndikojnë në rendimentin e  hollandezit për të cilin gjatë ditëve të fundit është interesuar  Manchester City dhe tashmë Bayern Munchen .  Prestigjozja ‘’ The Sun ‘’ ka raportuar se bavarezët dhe bardhekaltërit prej një kohe të gjatë e ndjekin 24 vjeçarin i cili është produkt i akademisë së Ajaxit .

Historia e gjermanëve me  Frenkie De Jong ka iniciuar në verën e kaluar por oferta prej 70 milionë eurosh e gjigandëve të Bundesligës u refuzua kategorikisht nga presidenti Joan Laporta duke e vlerësuar në maksimum nxënësin e Ronald Koeman .

Por tashmë historia është përsëritur sepse rendimenti i Frenkie De Jong ia ka përforcuar idetë trainerit Julian Nagelsmann  dhe  gjithashtu Pep Guardiolas se mund të jetë një alternativë efikase për të ardhmen e skuadrave në fjalë .

Llogjikisht oferta e tyre do të ketë një rritje të konsiderueshme me anë të cilës do të tentojnë të përfitojnë edhe nga  problemet ekonomike të ‘’ Blaugranëve ‘’ për ti ofruar një të ardhme ndryshe në  ‘’ Allianz Arena ‘’ apo në ‘’ Etihad Stadium ‘’ .   

Frenkie De Jong është një ndër lojtarët e preferuar të Ronald Koeman por merkatoja e janarit mund të rezultojë surprizuese për të ardhmen e tij sepse jo vetëm potenciali i gjermanëve dhe anglezëve  por edhe fakti se janë kandidatë  potencialë për të fituar gjithçka në çdo sezon mund ti shërbejnë ishi-t të Ajaxit për të ndërruar  Katalunjën me Mynihun ose Manchesterin .

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy