Egnatia ka mposhtur me rezultatin 3-2 Kastriotin në transfertë, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja ekipet.
Ndonëse për shumicën e kohës luajtën me 10 lojtarë, rrogozhinasit ia dolën të triumfojnë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, të cilët gjetën rrjetën me një penallti të shndërruar në gol nga Jackson në minutën e 31. Por vetëm 5 minuta më vonë, ishte Santiago Selmani i cili rivendosi baraspeshën. Gjërat u vështirësuan për miqtë, të cilët e panë veten me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pas daljes me karton të kuq nga Agbekpornu.
Në pjesën e dytë, ishte Hasani i cili me një supergol kaloi në avantazh krutanët, në minutën e 57’. Por në harkun e 8 minutave, ishin Fernando dhe Delarge që përfituan nga gabimet e mbrojtjes krutane për të përmbysur çdo gjë.
Me këtë fitore, Egnatia e mbyll vitin në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 7-të me 18 pikë.



