
Interesit të Barcelonës për Dani Olmon i është bashkuar Manchester United . Me paraqitjet e bëra spanjolli ka fituar shumë pikë në lidhje me vijimësinë dhe Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar transferimin e mesfushorit në ‘’Old Trafford ‘’.
Në lidhje me këtë situatë katalanasit janë në mëdyshje ndërmjet 23 vjeçarit dhe Adeyemit por me futjen në garë të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ gjërat vështirësohen për spanjollët . Interesi për yllin e Leipzigut vjen për faktin se qëndrimi i Paul Pogba-s në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mbetet në pikpyetje dhe me lojën e treguar tek gjermanët Dani Olmo ka fituar shumë pikë për një të ardhme të ndritur .
Karakteristikat e tij janë pothuajse të kundërta me ato të francezit por gjithsesi vlerësohet për kontributin e deritanishëm tek Leipzig , skuadër që është shëndërruar në një rival që meriton respekt sidomos në Bundesligë e cila gjithashtu ka patur fatin të performojë edhe në Uefa Champions League .
Një aspekt tjetër që e bën një lojtar të veçantë është polivalenca dhe përshtatja e shpejtë në shumë pozicione dhe marrja e përgjegjësive të mëdha , të cilat ia lartësojnë figurën ishi-t të Dinamo Zagrebit.
Si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ashtu edhe ‘’ Blaugranët ‘’ po tentojnë me të gjithë mënyrat rikthimin tek suksesi por për realizimin e këtij objektivi duhen transferime cilësore .
Një arsye më tepër e cila njëkohësisht favorizon anglezët është potenciali ekonomik sepse përkthehet në një komoditet absolut për Dani Olmon pa anashkaluar kualitetin e tyre .



