Spanja luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Kjo sfidë është shumë e veçantë dhe e rëndësishme për mesfushorin e Barcelonës, Pablo Gavi. Ky i fundit ka debutuar mbrëmjen e sotme me Spanjën në moshën 17-vjeçare.
Vetëm 17 vjeç e 62 ditë, Gavi bëhet futbollisti më i ri, i cili debuton me fanellën e iberikëve në një ndeshje zyrtare. Pasi u aktivizua në 5 ndeshje me Barcelonën në këtë sezon, tashmë mesfushori bën një tjetër arritje, duke u aktivizuar edhe me Spanjën.



