Roma ndjek Ginter

Roma ndjek Ginter

Barcelona nuk do ta ketë edhe aq të lehtë për një ndër objektivat e mbrojtjes . Për  Matthias Ginter Roma ka ndezur motorrët duke ia bërë të qartë katalanasve se pavarësisht ecurisë pozitive gjërat mund të ndërlikohen në të ardhmen . 

Sipas ‘ Bild ‘ sulmi ka filluar në Katalunjë dhe kuq e blutë pretendojnë të përfitojnë nga vendimi i gjermanit për të mos rinovuar me Borussia Monchengladbahun dhe ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’.

Duhet patur parasysh se ‘’ Verdhekuqtë ‘’ drejtohen nga Jose Mourinho dhe influenca e portugezit mund ti ndryshojë planet e 28 vjeçarit.

Spanjollët e kanë të qartë se për të patur një harmoni absolute në të ardhmen, të gjitha repartet duhet të funksionojnë për të mos krijuar boshllëqe të cilat mund të evitojnë progresin e mëtejshëm .

Sigurisht  ‘’ Los Cules ‘’ e kanë nisur mirë fazën e dytë dhe rezultatet e arritura i kanë shtuar buzëqeshjet e Xavi Hernadezit pavarësisht se profesionalizmi i spanjollit nuk lë vend për shumë entuziazëm por për maturi në vazhdimësi.

Gjithsesi “ Blaugranët ‘’ janë të avantazhuar për Matthias Ginter  dhe s’duhet të gabojnë gjatë negociatave sepse mund t’ia hapnin rrugën kryeqytetasve për ta transferuar ishi-n e Dortmundit  në  ‘’ Olimpico ‘’.  

Në këtë histori flitet për një mbrojtës shtatlartë dhe tepër potent dhe problematikave të theksuara të Barcelonës iu nevojiten  elementë që ofrojnë  garanci dhe Matthias Ginter konsiderohet i duhuri për prapavijën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy