
Klubi i Laçit nuk ka humbur shumë kohë, për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Vukicevic.
Mësohet se kurbinasit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës Gentian Mezanit. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.
Për Mezanin është një rikthim të Laçi, pasi e ka drejtuar këtë skuadër edhe në sezonin 2017-2018.



