
Harry Kane pa dyshim ka rezultuar një ndër protagonistët e kësaj merkatoje verore , për të cilin po lufton Bayern Munchen. Bavarezët , sipas gazetarit Rudy Galetti kanë përgatitur një tjetër ofertë, e cila arrin 90 milionë stërlinat për bomberin e Tottenham Hotspurit. Prej shumë vitesh i ashtuquajturi ‘’ Uragani ‘’ pretendohet nga ekipet e elitës , i cili është shëndërruar në një legjendë tek kryeqytetasit dhe deri me tani numëron 280 gola dhe 64 asiste në 435 sfida. Parashikohet se e ardhmja e sulmuesit 30 vjeçar do të jetë larg ‘’ White Hart Lanes ‘’ për tu transferuar tek një ekip elite si Bayern Munchen , i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon. Objektivi kryesor i ishi-t të Leicester City-t është fitimi i titujve dhe rekordmenët e Bundesligës ja garantojnë arritjen e objektivit. Që prej largimit të Robert Lewandowskit , drejtuesit e bavarezëve kanë tentuar vazhdimisht për transferimin e një sulmuesi cilësor në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe Harry Kane i plotëson kërkesat e Thomas Tuchelit në metrat e fundit.



