
Futbollisti brazilian, William Ribeiro, u arrestua nga policia, pas një sulmi të bërë ndaj gjyqtarit Rodrigo Crivallero, në ndeshjen mes Sao Paulo RS dhe Guarani, të vlefshme për ligën Gaucho Serie A në Brazil.
Lojtari i Sao Pauolo, pas një faulli të akorduar nga arbitri, e godt keq këtë të fundit, duke e lënë pa ndjenja në fushë. Pasi e goditi dhe e la të shtrirë në fushë, Riberio nuk u mjaftua me këtë, teksa e goditi edhe me shkelmë te koka.
Arbitri mbeti pa ndenja dhe menjëherë u transportua në spital, aty ku u përmend dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq futbollisti menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u arrestua nga policia, ndërsa klubi i Sao Paulo doli me deklaratë, duke thënë se i kanë ndërprerë menjëherë kontratën Ribeiros.
Ascenso brasileño. Guaraní de Venancio Aires le ganaba 1-0 a Sport Club Sao Paulo. El árbitro le cobra una falta a William Ribeiro que no se lo toma muy bien. pic.twitter.com/bfgVVij4Tk
— La Gorda Niembro (@lagordaniembro) October 5, 2021



