Barcelona, deklaron largimet

Barcelona, deklaron largimet

Gjatë merkatos së verës priten shumë ndryshime tek Barcelona.

Dihet se në aspektin ekonomik katalanasit ende nuk e kanë marre veten dhe per te qene ne lartesine e duhur duhet ti hapin dyert largimeve.

Inaki Pena, Andreas Christensen dhe Ansu Fati nuk kanë arritur ta bindin trainerin Hansi Flick dhe tek një skuadër si ‘’ Los Cules ‘’ gabimet kushtojnë shtrenjtë.

I pari në listën e gjermanit është Inaki Pena, të cilit i ka takuar të ngrohë stolin pas mbërritjes së Wojciech Szczesny në ‘’ Camp Nou ‘’.

Edhe pse kontrata i përfundon në 2026-tën, mungesa e hapësirave nuk i lë opsion tjetër veçse të bëjë gati valixhet.

Drupal Ad

Edhe danezi fatkeqësisht nuk ka mundur të jetë në nivelin optimal, edhe pse cilësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim.

Kontrata e ishi-t të Chelseat skadon në 2026-tën, i cili tashmë pretendohet nga disa klube në Premier League.

Ndërkohë, edhe për sulmuesin historia mbetet e njëjtë. Në sezonin aktual numëron vetëm 186 minuta aktivizim, shumë pak për të siguruar të ardhmen tek ish kampionët e La Ligas dhe jo vetëm.

Për ishi-n e Brightonit opsionet janë disa dhe drejtuesit e Barcelonës shpresojnë që ta arrijnë objektivin gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy