Ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19, Grezda zbulon bisedën e fundit me Ylli Mihalin

Ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19, Grezda zbulon bisedën e fundit me Ylli Mihalin

Futbolli shqiptar dhe jo vetëm, mori ditën e sotme një lajm të keq, për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali. Ai ishte infektuar me Covid-19 dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua, teksa për këtë po luftonte në spital, një luftë të cilën e humbi sot, duke u ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Së fundmi ka qenë futbollisti, Eros Grezda, i cili ka zbuluar një bisedë që ka bërë për herë të fundit me Ylli Mihalin.

Duke pasur parasysh mungesën e gjatë të sulmuesit te Shqipëria, Ylli i shkruan se “është i bindur se do të takohen shpejt”.

Këtë Grezda e ka postuar në profilin e tij, ku është shfaqur shumë i mërzitur për ndarjen nga jeta të fiziterapistit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy