
Tentativat e stërzgjatura në lidhje me rinovimin e kontratës së Rafael Leaos duket se do të marrin fund së shpejti .
Drejtuesit e Milanit po e mendojnë shitjen e golashënuesit , kontrata e të cilit përfundon në 30 qershorin e 2024-tës.
Vera e ardhshme konsiderohet kyçe për ti vënë pikën kësaj historie dhe njëkohësisht të mbushin arkat , vlera e të cilit aktualisht arrin 100 milionë eurot.
Avantazhi i kampionëve në fuqi të Serisë A është se ishi i Lilles pretendohet nga ekipe shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik si : Real Madridi , Manchester United , Juventus por edhe Barcelona , të cilët duan t’ia rrëmbejnë yllin e ofensivës gjatë verës.
Duke iu referuar ngjarjeve të deritanishme , arrihet në konkluzionin se 23 vjeçari nga Almada mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm të verës, për të cilin do të zhvillohet një garë shumë e ashpër .
Sigurisht largimi nga ‘’ San Siro ‘’ do ta dobësojë sulmin e Milanit por mosarritja e një akordi i ka ndërgjegjësuar drejtuesit nga Milano se duhet ta pranojnë realitetin dhe të fokusohen vetëm tek e ardhmja.



