
Një ndër objektivat e teknikut Carlo Ancelotti në lidhje me merkaton e dimrit do të jetë përforcimi i mesfushës.
Edhe pse Real Madridi është në një moment shumë të mirë referuar kompeticioneve pjesëmarrëse, italiani asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga kjo periudhë.
Objektivi i rradhës i ishi-t të Milanit përfaqëson Las Palmasin. Flitet për Dario Essugon, i cili sipas ‘ El Chiringuitos ‘’ është përfshirë në listën e merkatos së ‘’ Los Merengues ‘’.
Me vetëm 19 vite mbi supe kryeqytetasi është adaptuar me lehtësi tek ekipi nga Ishujt Kanarie, tanimë titullar i padiskutueshëm në skemat e teknikut Diego Martinez.
Ndryshimi i shpejtë dhe sidomos interesi i Real Madridit evidenton se Dario Essugo është gati për një eksperiencë tek një ekip cilësor, në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.
Tek ky element spikasin aspekti fizik dhe mënyra se si e organizon lojën, të cilët e kanë avantazhuar gjatë sfidave, edhe pse është pjesë e një ekipi të dorës së dytë në La Liga.
Dëshira për të dhënë maksimumin dhe profesionalizmi i shfaqur po i japin rezultatet dhe duhet theksuar se një kalim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën Dario Essugos në çdo aspekt.



