Milos Stojanovic është afrimi më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi serb i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë Bylisit, ka firmosur me krutanët në Superiore.
25-vjeçari është një lojtar i formuar tek Crvena Zvezda me të cilët është aktivizuar edhe tek ekipi i parë, teksa ka luajtur edhe me ekipe si, Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla.
Te Kastrioti pritet të ketë edhe afrime të tjera në ditët e ardhshme, pasi deri tani krutanët kanë qenë pak aktivë në merkato, në krahasim me kundërshtarët.



