
Juventusi ka rinovuar kontratën me portierin italian Mattia Perin, deri në vitin 2025. Ndonëse nuk është aktivizuar në shumë ndeshje si titullar, te Juventusi kanë besim të madh për lojtarin me të cilin kanë zgjatur bashkëpunimin.
Perin u bashkua për herë të parë me bardhezinjtë në janarin e vitit 2018, nga skuadra tjetër italiane e Genoa.
Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Një lajm i mrekullueshëm për të, por edhe për të gjithë ne. Mattia u bë pjesë e Juventusit në vitin 2018 dhe pas një përvoje me Genoan nga janari 2020 deri në verën e vitit 2021, ai u kthye për të mbrojtur ngjyrat tona me aftësitë e tij teknike përvojën dhe karizmën e tij. Pa harruar, sigurisht, aftësinë e tij për të qenë gjithmonë gati, në çdo situatë dhe kundër çdo kundërshtari.
Kjo karakteristikë e ka bërë atë një vlerë të shtuar të për ekipin. Nuk është rastësi që ai ka arritur të ruajë portën e pastër 8 herë në 17 ndeshje, dhe konkretisht në 3 raste nga 8 paraqitje këtë sezon, duke marrë parasysh të gjitha garat. Statistika të rëndësishme të Mattia-s, për të vazhduar edhe për shumë vite së bashku.



