
Drejtori i Kukësit, Naim Halili, foli për MCN TV, para ndeshjes, që skuadra verilindore do të luajë në shtëpi ndaj Egnatias.
Halili deklaroi se Kukësi nuk ka objektiva, ndërsa shtoi se do të shikohet në fund.
Kemi bërë ndryshime në ekip, kemi mbajtur 40% të ekipit të vjetshëm, ndërsa pjesa tjetër është grup i ri.
Objektiva nuk kemi. Objektivat tona janë që të luftojmë çdo ndeshje dhe të marrim maksimumin. Në fund do shikojmë edhe objektivat.
Ndeshja Kukësi-Egnatia do të luhet duke filluar nga ora 16:00 në “Kukësi Arena”, ndërsa transmetohet në MCN TV.



