
Pavarësisht problematikave të theksuara në aspektin e përgjithshëm, merkatoja e ka treguar se Barcelona mund edhe të buzëqeshë . Rasti konkret favorizon dukshëm katalanasit të cilët kanë marrë një lajm tejet entuziazmues duke qenë se këmbngulja për Erling Haaland nuk po i dërgon asgjëkundi.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ fati i ka trokitur në derë spanjollëve sepse tre sulmues i janë vetëofruar duke i gëzuar drejtuesit në një ndër momentet më të vështirë të historisë së ‘’ Los Cules ‘’.
Timo Werner , Patrick Schick dhe Paulo Dybala kanë treguar interes për t’iu bashkuar mitikut ‘’ Camp Nou ‘’ për ti ardhur në ndihmë ofensivës së Barcelonës.
Nëse marrim në analizë argjentinasin, ky hap është një refuzim i qartë për të mos vijuar tek Juventusi dhe ‘’ Blaugranët ‘’ do të përfitonin transferimin e tij me parametër zero dhe do ti duhej vetëm të përballonin pagën e ishi-t të Palermos.
Situata e çekut është ndryshe sepse nuk bën gjë tjetër veçse i rrit vlerat në çdo javë me golat e shënuar tek Bayer Leverkusen , fakt që e shëndërron në një bomber që meriton konsideratë , ndërsa Timo Werner mund të quhet asi nën mëngë i Joan Laportas i cili po jep maksimumin e tij ditë pas ditë për ta rikthyer skuadrën e zemrës në një ekip kompetitiv dhe shumë të frikshëm në çdo kompeticion.
Alternativat janë tepër interesante duke ditur që për norvegjezin është pothuajse e pamundur të negociohet për arsye të vlerës së përcaktuar nga Borussia Dortmundi për largimin e gjigandit nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Vështirësitë e kanë forcuar më tepër këtë Barcelonë e cila ka përjetuar shumë peripeci gjatë sezoneve të fundit, sidomos me largimin e treshes magjike Messi- Neymar – Suarez e cila tregoi në të kaluarën se ishte një ndër më të suksesshmet .



