Skandali te Real Madrid/ Perez fyen dy legjendat e klubit, zbulohet audio

Skandali te Real Madrid/ Perez fyen dy legjendat e klubit, zbulohet audio

Një audio e vitit 2006, e zbuluar së fundmi, mund të lëshojë hije të rënda mbi figurën e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Ky i fundit në audion e zbuluar, dëgjohet teksa denigron dy legjenda të Real Madrid, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez.

Në audion e zbardhur nga “El Confidencial”, thuhet se Perez flet keq për Casilliain dhe Raulin, diçka që do të pritet shumë keq nga tifozët dhe mund të shkaktojë kaos te Reali.  

“Casillas nuk është një portier standard i Real Madrid , çfarë mund të them? Ai nuk është dhe kurrë nuk ka qenë. Ai ka qenë një dështim i madh i yni. Problemi është që njerëzit e adhurojnë, e duan, flasin me të, e mbrojnë aq shumë. Ai është një nga mashtrimet më të mëdha dhe tjetri është Raul. Ata janë shumë egoistë, nuk mund t'u besosh atyre për asgjë.”, thuhej nga Perez në audion e zbuluar.

Megjithatë asgjë nuk përfiton këtu, pasi Perez shkon edhe më tej, teksa akuzon Raulin se ishte shkaktari që u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006.

 “Ai beson që Reali i Madridit është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij dhashë dorëheqjen në 2006-ën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy