Tjetër pretendent për Marc Pubill

Tjetër pretendent për Marc Pubill

  Falë sezonit shumë të mirë të zhvilluar në rradhët e Almerias, për Marc Pubill pretendentët po shtohen gjatë kësaj merkatoje verore.

Spanjolli ishte shumë afër kalimit tek Milani, për të cilin po lufton edhe Barcelona por në orët e fundit Wolves i është shtuar listës. 

22 vjeçari ka zhvilluar një lojë për tu duartrokitur në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e anglezëve thuhet se do të japin maksimumin për ta transferuar në Premier League. 

Dihet se ekipet e kësaj lige historikisht kanë bërë diferencën në lidhje me ofertat dhe rasti i ‘’ Ujqërve ‘’ nuk do të bëjë përjashtim. 

Tek Marc Pubill vihet re kombinimi i aspektit taktik me atë teknik dhe inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare, me anë të cilave i ka vënë gjithmonë në rrezik ato. 

Sipas ecurisë së deritanishme besohet se e ardhmja e lojtarit nga Tarrasa do të jetë ajo e dëshiruara por mbetet për tu parë se si do të vijojë kjo histori në kohën e mbetur të merkatos. 

Ndërkohë, krerët e Almerias tashmë janë të entuziazmuar sepse me largimin e Marc Pubill do të mund të përforcohen ndjeshëm në aspektin ekonomik, për ta vënë në dispozicion më pas për blerjet gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy