
Napoli është afër një akordi të rëndësishëm në ditët e mbetura të merkatos. Sipas gjermanes ‘ Bild ‘, të quajturit ndryshe ‘’ Il Partenopei ‘’ janë një hap larg transferimit të Jesper Lindstrom, deçiziv tek Eintracht Frankfurti në sezonin e shkuar. Flitet se ky operacion do ti arrijë 30 milionë eurot, lojtar i cili do të zëvëndësojë Hirving Lozanon . Meksikani do të rikthehet tek Psv Eindhoveni pas katër sezonesh tek bardhekaltërit dhe danezi do ti bashkohet fituesve në fuqi të Scudettos, të cilët tashmë nën drejtimin e Rudi Garcias do të tentojnë të jenë përsëri protagonistë në kampionatin italian. ‘’ Azurrët ‘’ e kanë filluar me këmbën e mbarë këtë sezon , të cilët kanë arritur dy fitore në dy javët e para duke mposhtur Frosinonen dhe Sassuolon. Sigurisht Napoli do të jetë rivali për tu mundur , një ekip i cili është rikthyer tek suksesi pas shumë vitesh por do të tentojë ta shtrijë protagonizmin edhe në Europë, në kompeticionin më të rëndësishëm siç është Champions League.



