‘Kishim frikë nga arbitri’, Pregja për Olsi Ramën: Paragjykim, Ferataj është i aftë

‘Kishim frikë nga arbitri’, Pregja për Olsi Ramën: Paragjykim, Ferataj është i aftë

Partizani sot i druhej shumë arbitrit të ndeshjes me Teutën. Këtë e deklaroi Olsi Rama, drejtor i klubit të Partizanit, i ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV.

‘E përgatitëm ndeshjen që mos të krijohej asnjë rast në zonë, pasi duke parë arbitrin që ishte vendosur, Olsid Ferataj, menduam se mund ta dërgonte dorën me lehtësi te pika e bardhë e penalltisë,’-u shpreh Olsi Rama.

Këtë akuzë e mohoi Bujar Pregja, i cili u shpreh se arbitri Ferhati i ka cilësitë për të mbajtur ndeshje të tilla si kjo.

‘Unë mendoj se gjithcka është në nivel paragjykimi, por jam dakord se duhej një arbitër me stemën e FIFA-s. Gjithsesi arbitri i ndeshjes Teuta-Partizani ka mbajtur ndeshje të tjera të rëndësishme,’- u shpreh Bujar Pregja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy