
Mosarritja e akordit për rinovimin e kontratës me Real Madridin , e ka afruar edhe me shumë Milanin me Marco Asension.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë për spanjollin , i cili e përfundon aventurën në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në 30 qershor.
Besohet se pas përfundimit të huazimit tek kampioni në fuqi të Serisë A , Brahim Diaz do të rikthehet tek ‘’ Los Blancos ‘’ dhe ndoshta ky mund të rezultojë shkëmbimi i duhur gjatë merkatos së verës .
Ishi i Mallorcas vijon të mos e bindë Carlo Ancelottin edhe pse italiani i ka dhënë shumë shanse gjatë ndeshjeve të kaluara , niveli i të cilit nuk e justifikon rinovimin e kontratës.
Besohet se Milani do të përfitojë maksimalisht nga kjo situatë pasi Stefano Pioli e konsideron një vlerë të shtuar në 11-she, i cili mund të shëndërrohet një ndër transferimet më cilësore të Milanit , me objektivin e rikthimit tek titujt në të ardhmen.



