Përballja me Italinë, Duka: Luajmë kundër kampionëve, mund të bëjmë më shumë nëse kalojmë

Përballja me Italinë, Duka: Luajmë kundër kampionëve, mund të bëjmë më shumë nëse kalojmë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e cilësoi si një ndeshje shumë të rëndësishme atë ndaj Italisë në Europian.

Sipas tij, emocionet vazhdojnë dhe shtohen, sa më shumë afrohet sfida. Në intervistën për "La Gazzetta dello Sport", Duka vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë emocione kemi të gjithë. Padyshim është një ndeshje shumë e rëndësishme, është sfida e parë. Situata e skuadrës është shumë e mirë, gjendja emocionale dhe shëndetësore është e mirë. Të shohim, pa përjashtuar edhe emocionet e rastit.

Ndeshja është e bukur sepse luajmë kundër një vendi me histori në futboll, kundër një vendi mik dhe që kemi marrëdhënie shumë të mira jo vetëm sportive por nga të gjitha këndvështrimet. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Të gjitha këto e bëjnë akoma më interesante ndeshjen. Por luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është shumë e bukur të luash kundër kampionëve të Europës. Për mua është bukur por e vështirë. Ne e njohim realitetin e skuadrës italiane, e njohim sa e mirë është. Është bukur që t’i sfidojmë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që të kënaqim sa më shumë ato që do të jenë në stadium dhe para ekraneve.

Drupal Ad

 

 

 

 

Duka theksoi se është një grup shumë i vështirë, por nëse Shqipëria ia del të kalojë, mund të bëjë shumë mirë.

Unë uroj që të jetë një ndeshje e bukur dhe me emocione. Padyshim që Italia është favorite, është Kampioni i Europës në fuqi, por jemi 11 kundër 11, topi është i rrumbullakët ne jemi në gjendje të mirë dhe do të tentojmë që ta fitojmë ndeshjen.

Tre nga skuadrat e grupit janë më të mirat e Europës që mund të pretendojnë për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga këto ta fitojë. I kanë të gjitha mundësitë për ta fituar dhe skuadra që do t’i sfidojë jemi ne. Kështu që padyshim që kam një lloj shprese që ne mund ta kalojmë grupin dhe po të kalojmë grupin mund të bëjmë akoma më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy