Kukësi përforcon sulmin, prezanton dy afrime

Kukësi përforcon sulmin, prezanton dy afrime

Kukësi ndodhet në pozita të vështira në renditje, me verilindorët që rrezikojnë mbijetesën dhe për këtë arsye, klubi po punon për përforcime në merkaton e janarit.

Ditën e sotme, Kukësi ka njoftuar se ka firmosur me dy lojtarë. I pari është sulmuesi i majtë Johnson Owusu. Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin verilindor një kontratë për dy sezone e gjysmë.

Ganezi vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionatin ganez, Johnson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies.

I dyti është sulmuesi i djathtë Erduan Smajli. Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme një kontratë për 3 sezone.

19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Chiasos teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Young Boys. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Genoas në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy