Inter larg rinovimit me Brozovic

Inter larg rinovimit me Brozovic

  Pas rinovimit me  Milan Skriniar ,  Lautaro Martinez , Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barrela  , Interi ka filluar punën për të bërë të njëjtën gjë me mesufshorin Marcelo Brozovic. Megjithatë rruga e zikaltërve nuk ka rezultuar ajo e parashikuara sepse kanë hasur shumë ulje-ngritje gjatë saj duke krijuar një lloj shqetësimi tek drejtuesit e tyre .

 Ky fakt nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shtuar zerat për largimin e kroatit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’  për të cilin e ardhmja flet me superlativa .

 Interesi i Atletico Madridit e provon një gjë të tillë sepse eksperienca e 28 vjeçarit ia ka mbushur mendjen Diego Simeones se mund ti shërbejë projektit të së ardhmes i cili lidhet domosdoshmërisht me shtimin e trofeve në vitrinë .  

Vështirësia e Interit në lidhje me rinovimin e pilarit të mesfushës patjetër që avantazhon ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët mund të surprizojnë gjatë merkatos verore dhe ta transferojnë nënkampionin në fuqi të botës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .

Jo vetëm Marcelo Brozovic por shumica e lojtarëve të Interit pas titullit të 19-të të  fituar në Scudetto i kanë rritur kreditet për të përmirësuar karrierën por parashikohet se Interi s’do ta lërë me kaq sepse do të përkeqësonte  gjendjen brenda grupit dhe do ta kishte shumë të vështirë për të ruajtur suksesin e arritur me aq mund pas shumë vitesh në Itali .

 Për Interin vështirësitë janë tejet prezente  pas problemeve të shumta ekonomike që e obliguan këtë skuadër për të shitur  Romelu Lukakun , por eksperienca shumëvjeçare mendohet se s’do ta lërë me duar bosh skuadrën nga Milano .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy