
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për hapjen e basteve. Ylli deklaroi se KOKSH nuk bën propagandë, por kur merr nisma, i merr bazuar në fakte dhe argumente.
Ai deklaroi se të ardhurat nga bastet sportive, janë një ndihmë shumë e madhe për sportin dhe federatat.
Hapja e basteve sportive? Di të them vetëm diçka, që kur KOKSH, merr disa nisma, i merr të bazuara në fakte dhe me argumente. Ne nuk kemi bërë asnjëherë propagandë. Veset nuk mbyllen me ligj, këtë i kemi thënë edhe kryeministrit. Kur bastet janë edhe në Europën, ku duam të shkojmë, pse ne mos i kemi. KOKSH ka vizion dhe ëndrrat i bën realitet. Kjo nuk është një e mirë për KOKSH, sepse ne bëjmë politika për sportin. Këto para i duam të bëjmë sa më shumë qendra sportive, sa më shumë pishina. Fëmijët duan të merren me aktivitet fizik, por ku të merren?! Sporti është imazhi më i mirë.
Unë mendoj se me buxhetin nga bastet, do jetë një ndihmë e mirë. Nuk themi që ky viti i parë është një vit ku do na vijnë mbi 50-60 milionë euro, se sa të krijohet, por do jetë një ndihmë shumë e mirë për sportin shqiptar.
Çështja e sportit nuk është vetëm çështje parash. Çështja e sportit, është çështje vizioni dhe që të marrësh para, duhet të dish. Siç bëmë ne, që i paraqitëm qeverisë një projekt të detajuar dhe në një kohë krize, i dha KOKSH-it një projekt 5 milionë dollarë. Ashtu merri marrë edhe projekte të tjera. Nëse arrijmë të fusim sportin në shkolla, të jeni të bindur se kemi arritur diçka të madhe.



