Ismael Bennacer, qëndron tek Milani

Ismael Bennacer, qëndron tek Milani

Pas disa javëve spekullimesh e ardhmja e Ismael Bennacer është qartësuar tashmë.

Mesfushori do të qëndrojë tek Milani, pavarësisht interesit të disa klubeve, përfshirë dhe Atletico Madridin.

26 vjeçari spikat si një element shumë inteligjent në aspektin taktik dhe stili i lojës natyrisht vijon të tërheqë vëmëndjen.

Megjithatë, tashmë sezoni ka filluar dhe praktikisht traineri i Milanit Paulo Fonseca e ka krijuar ekipin, me qëllimin për të rikuperuar terrenin e humbur ndër vite, me kryefjalë fitimin e titujve.

Vendimi i Ismael Bennacer reflekton besimin e drejtuesve të ‘’ Djallit ‘’ tek aftësitë e tij, një ekip i cili në çdo sezon është kandidat potencial për të fituar tituj, kryesisht në Itali.

Qëllimi në vazhdimësi është riafirmimi i cilësive të treguara gjatë pesë viteve në ‘’ San Siro ‘’, të shoqëruara me fitimin e një kampionati në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy