
Edinson Cavani është një ndër të shumtit lojtarë që e finalizon kontratën në 30 qershor. Prej kohësh pretendentët e uruguajanit po luftojnë për të përforcuar vijën sulmuese , duke filluar nga Boca Juniors dhe Botafogo e tanimë në La Liga me Sevillan , Villarealin dhe Atletico Madridin.
Sipas gazetarit të famshëm Josep Pedredol këto ekipe kanë nisur ofensivën për ‘’ El Matador ‘’, lojtar që është në metrat e fundit të karrierës. ‘’ Los Colchoneros ‘’ e konsiderojnë zëvëndësuesin e Luis Suarezit dhe Diego Simeone i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ këtij operacioni për arsye se i njeh shumë mirë cilësitë e 35 vjeçarit.
Rikuperimi i terrenit të humbur do të jetë një ndër objektivat e ‘’ El Cholos ‘’ në sezonin vijues dhe furnizimi i fazës sulmuese me lojtarë që e njohin shumë mirë rrugën drejt golit është vendimi i duhur drejtuesve.
Nëse i referohemi andaluzëve , largimet e En- Nesyri dhe Luuk de Jong gjatë verës sigurisht duhet të kompensohen me një lojtar cilësor sepse në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ shpresohet që spanjollët të shtojnë trofetë në vitrine pavarësisht se gara në sezonin vijues do të jetë tepër e ashpër .
Sulmuesi i kombëtares ‘’ Charrua ‘’ sigurisht duhet ta bëjë të vetën në lidhje me pretendimet sepse në të kundërt , Sevilla do ta kishte gati të pamundur për te firmosur me ishi-n e Napolit.
Edhe Villareali do të jetë një kandidat potencial deri në fund, sidomos pas zërave për një largim të mundshëm të Arnaut Danjumas nga ‘’ La Ceramica ‘’.
Hollandezi është një ndër nxënësit shembullorë të Unay Emerys por duke qenë se në të kaluarën ishin pjesë e Paris St Germain , spanjolli është i vetëdijshëm për aftësitë e shtatlartit nga Salto i cili mendon se ka akoma për të dhënë në futbollin me kompetitiv në botë.
Eshtë vështirë që të përcaktohet se cili ekip mund të jetë më i avantazhuar për Edinson Cavanin sepse afrimi me varjen e këpucëve në gozhdë nënkupton se të qënit titullar është objektivi kryesor i golashënuesit edhe pse duhet shtuar se pretendentët janë tepër cilësorë.



