
Bernard Challandes mund të largohet nga drejtimi i Kosovës. Tekniku zviceran mund të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij.
Zvicra është pa një trajner, pasi Vladimir Petkovic njoftoi largimin nga drejtimi i kësaj kombëtare. Për të marrë drejtimin e kombëtares helvete, përfliten disa emra, ku përmendet edhe trajneri i njohur, Arsene Wenger.
Në listën e kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e Zvicrës, thuhet se është edhe Bernard Challandes. Ky i fundit drejton Kosovën nga marsi i vitit 2018, por në rast se merr një ofertë nga Zvicra, atëherë do të vendoste të largohej nga “dardanët”.



