Objektivi i Juventusit për sulmin

Objektivi i Juventusit për sulmin

Me hapjen e merkatos se verës pavarësisht objektivave të shumtë  Juventusi do të kërkojë të riparojë repartin e sulmit .  Torinezët e kanë kthyer kokën prapa dhe kanë vënë në shënjestrën e tyre Moise Kean  .  Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata nuk kanë rezultuar të mjaftueshëm për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e cila nuk do të dorëzohet  deri sa të rikuperojë identitetin e saj  .  Huazimi tek Parisi i ka dhënë shansin 21 vjeçarit për të rritur kualitetin në fushë dhe aktualiteti i përjetuar nga Paris St Germain i jep të drejtë Andrea Pirlos .  Sipas ‘’ Tuttosport ‘’ të drejtat e Moise Kean i përkasin Evertonit por  Carlo Ancelotti prej kohësh ka deklaruar se nuk dëshiron rikthimin e tij në ‘’ Goodison Park ‘’ ,  aspekt që ia lë shtruar rrugën  Juventusit për ta realizuar  këtë objektiv. 

Gabimi i 2019-tës vazhdon ti peshojë në memorie drejtuesve të kampionëve të Scudettos sepse e shitën tek Evertoni për shumën e 27 milionë eurove duke mos siguruar asnjë klauzolë riblerjeje për Moise Kean dhe tashmë do ti duhet ta rinisin nga zero këtë tratativë .  Aktualisht vlera e kartonit të sulmuesit kap shifrën e 35 milionë eurove  por ‘’ Los Toffes ‘’ kanë theksuar se nuk do ta lënë të lirë për më pak se 60 milionë euro . Pavarësisht se  juventinët nuk janë treguar të përmbajtur në lidhje me këtë çështje kanë një avantazh të lehtë sepse në Adn e tyre është suksesi dhe Moise Kean mund të bindet për një rikthim në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

   Lojtari i lindur në Vercelli ka shënuar statistika pozitive nën drejtimin e Mauricio Pochettinos  sepse e ka veshur bluzën e ‘’ Les Pariziens ‘’ në 34 raste në të cilat ka shënuar 16 gola .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy