Arsenal, insiston për Santiago Gimenez

Arsenal, insiston për Santiago Gimenez

E ardhmja praktikisht e pamundur tek Feyenoordi, e ka shëndërruar Santiago Gimenezin në objektivin e një skuadre me shumë traditë në Premier League.

Arsenali ka nisur ofensivën për ta blerë golashënuesin, shumë i rëndësishëm gjatë dy sezoneve tek ekipi nga Roterdami.

26 gola dhe 6 asiste në 40 sfida me hollandezët në të kaluarin natyrisht ia kanë rritur vlerat dhe e kanë shëndërruar në një rrezik për çdo rival në Eredivisie.

23 vjeçari spikati edhe në Champions League me 2 gola dhe 1 asist në fazën e grupeve edhe pse Feyenoordi nuk mundi ta kalojë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithsesi problemi për ‘’ Topchinjtë ‘’ është se kontrata e Santiago Gimenez me gjigandët e Hollandës skadon në qershorin e 2027-tës dhe përpos tyre, edhe Real Madridi, Juventusi, Atletico Madridi dhe Barcelona luftojnë për shërbimet e tij.

Traineri Mikel Arteta prej kohësh e ka bërë me dije se dëshiron me patjetër transferimin e një qendërsulmuesi në ‘’ Emirates ‘’ dhe ishi i Cruz Azul konsiderohet ideal për mënyrën se si luan Arsenali.

Dy sezonet tek Feyenoordi e kanë ndihmuar lojtarin e lindur në Buenos Aires për të bërë pjesë e planeve të ekipeve me emër, për të cilin do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër gjatë merkatos së verës.

Për sa i përket ‘’ The Gunners ‘’ duhet theksuar se kanë rikuperuar terren në krahasim me të kaluarën, të cilët e humbën fatkeqësisht kampionatin të disavantazhuar vetëm dy pikë nga Manchester City.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy