
Marash Kumbulla, pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Mbrojtësit i përfundoi huazimi te Sassuolo dhe është rikthyer te Roma, por as aty nuk pritet të qëndrojë gjatë.
Futbollisti kuqezi po shikon për një skuadër të re dhe interesimet nuk mungojnë. Në gjurmët e shqiptarit është vënë Parma, skuadër që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A.

Drejtuesit e klubit dëshirojnë që të afrojnë të paktën një qendërmbrojtës në skuadër dhe Kumbulla është një alternativë në listën e tyre. Në ditët e ardhshme, pritet të ketë bisedime mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Parmës, ku synohet arritja e një marrëveshje.



