
Pas përfundimit të kontratës me Spanjën , interesi për Luis Enriquen asnjëherë nuk ka munguar dhe Brazili shikohet si një ndër kandidatët për tu drejtuar nga ishi i Barcelonës.
52 vjeçari i dha fund eksperiencës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ pas Botërorit të Katarit dhe prej kohësh tashmë , Federata e pesë herë kampionëve të botës i ka trokitur në derë.
Mirëpo , opsioni i parë i ‘’ Canarinhas ‘’ është Carlo Ancelotti por mbetet për tu parë se si do të jetë ecuria e Real Madridit deri në fundin e sezonit, e cila do të përcaktojë të ardhmen e italianit.
Marrja e drejtimit të ‘’ Seleçaos ‘’ nënkupton një sfidë shumë të vështirë pasi kjo kombëtare konsiderohet gjithmonë kandidate potenciale për të fituar çdo kompeticion dhe objektivat e Federatës janë Kupa e Amerikës së 2024-tës dhe Botërori i 2026-tës .
Megjithatë, Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti nuk janë të vetmit dhe po analizohen edhe trainerë të tjerë si përshembull Marcelo Gallardo , Marcelo Bielsa apo Mauricio Pochettino, i cili impresionoi me Tottenham Hotspurin në të kaluarën duke i dërguar ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ deri në finalen e Champions Leagues.



